Ka disa kohë që ajo ka hequr dorë nga estetistja, brisku apo dylli dhe nuk mungojnë reagimet e ndjekësve të saj: Ka nga ata që e vlerësojnë faktin që Lourdes shfaqet e lirë dhe disa të tjerë që mendojnë se një gjë e tillë është e shpifur.
E siç duket daljet e Lourdes Leon e padepiluar s’kanë fund. E bija e Madonës sfiloi në javën e modës në Neë York dhe i lë të gjithë pa fjalë.
Lourdes Leon është prezantuar në pasarelën e Gypsy Sport me një look shumë të guximshëm: topless i mbuluar nga zinxhirë dhe guacka, xhinse të grisura me bel poshtë të cilat rrëshqisnin dhe bënin të dukeshin fare mirë të brendshmet e zeza dhe këmbët e padepiluara.
Kritikave u është përgjigjur me gishtin e shkruar dhe fjalinë 'Mama's girl' (Vajza e mamit).