Ministri i Diasporës, Pandeli Majko njihet si politikan i guximshëm. Ai foli hapur mbi situatën politike duke e quajtur të paprecedentë dhe se PS nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai tha se nuk mund të zëvëndësohet lehtë opozita tradicionale.
“Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”- tha Majko në A2 News.
Ndërsa për foli dhe për negociata me opozitën. Majko tha se: “Nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë, por me liderët e partive”.
I pyetur për termin e përdorur nga kryeministri “opozitë e re”, pra për deputetët që pranuan të marrin mandatin e deputetit nga lista e LSI dhe PD, ish-kryeministrit shtoi me humor se “ata nuk janë opozitë, se ne i kemi blerë”!