Ish-presidenti i UEFA ka zbuluar një episod që kishte ndodhur në momentin e shortit të Kupës së Botës 1998 për të pasur sa më shumë shanse të Franca të mos ndeshej me Brazilin, deri në finale.
“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një hile, – tha Platini për “France Bleu Sport”. – Nëse ne do të fitonim grupin tonë dhe Brazili do të fitonte grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale.”
Platini, që ishte kryetari i komitetit organizativ të atij botërori, tha se kishin punuar gjashtë vjet për të organizuar këtë veprimtari dhe normalisht përdorëm këtë hile të vogël.
Kupa e botës që u zhvillua në Francë u fitua nga “gjelat”, në suksesin e tyre të parë dhe të vetëm në një Botëror, pikërisht duke mundur Brazilin, 3-0 në finale.