Reperi i njohur ka befasuar me kërkesën e tij bërë së fundmi drejtuar fansave.
Bëhet fjalë për Feron, i cili njihet për befasitë e shumta por kësaj radhe ishte ndryshe.
Siç nuk e kishim parë më herët tek ndonjë artist shqiptar, ai mbrëmë ka bërë të ditur se po kërkon që fansat ta ndihmojnë financiarisht për realizimin e albumit.
Në platformën “GoFundMe” ai ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave ku nuk është kursyer duke vendosur targetin financiar plot 200,000 paund britanik, apo përkthyer në euro plot 235,000 euro për albumin ‘’Goat’’.
Në 12 orët e para Fero ka arritur të mbledh 700 paund ku mes të tjerëve ka kontribuar edhe gruaja e tij Arbenita me 10 paund.
Se a do të arrijë Fero t’i bëjë në këtë formë para për albumin mbetet të shihet.