Pas përjashtimit nga ‘Përputhen’, Shqipja ‘ka shkaktuar tërmet’ jo pak herë, duke publikuar foto dhe duke bërë deklarata në lidhje me konkurentët e tjerë të formatit.
Shqipja e ka mbajtur fjalën dhe ka publikuar një regjistrim të autores së "Përputhen", në rrjete sociale. Në audion e publikuar dëgjohet autorja duke folur me Erjon Gecën (një tjetër ish-konkurrent).
"Ti e di shumë mirë që aty brenda është show", shprehet autorja e "Përputhen".
"Bravo Olsa ke folur të vërtetën, tani fute Anën të thotë historinë e saj të dhimbshme", ka shkruar Shqipja me ironi krahas postimit.
Atmosfera festive duket se ka ndikuar te ish-konkurrentja e Përputhen, Shqipe Hysenaj e cila e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka bërë deklaratën që askush nuk e priste.
Kujt do i uroje një mesazh të ndjerë për Vitin e Ri, ishte pyetja e moderatores Bieta Sulo dhe emrin që Shqipja dha ishte i papritur! Nuk ishte asnjë nga konkurrentët, por autorja e programit Olsa Muhameti!
Sulmet dhe akuzat që ka bërë, Shqipja tha se nuk i ka pasur kurrsesi për autoren, përkundrazi ndaj saj është mirënjohëse! Prandaj, ajo tha se zgjodhi Olsën për t’ i treguar se nuk ka asgjë personale me të, por me konkurrentët.
Madje shkoi edhe më tej se do e pinte dhe një kafe me Olsën,si për të treguar se raporti mes tyre është “ok” dhe se të njëjtën gjë beson se e mendon dhe vetë Olsa.