INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HABIT studimi i fundit! Nëse pini deri në 25 filxhan kafeje në ditë, zemra juaj do të...

HABIT studimi i fundit! Nëse pini deri në 25 filxhan kafeje në ditë, zemra juaj do të...

Publikuar më: 11:35 03-06-2019

Një studim i fundit i cili lidhet me konsumimin e kafesë ka arritur në përfundimin se ata që konsumojnë deri në 25 filxhanë kafeje në ditë nuk ka për të pasur asnjë pasojë për zemrën.

Shumë studime të mëparshme tregonin se kafeja rëndonte gjendjen e arterieve, duke i ngurtësuar ato aq sa të shtojnë presionin e gjakut në zemër, madje duke shtuar edhe gjasat për një atak kardiak, ndaj dhe kafedashësit ishin paralajmëruar të kufizonin konsumin.

Por, një studim i ri i bërë me më shumë se 8.000 persona anembanë Britanisë së Madhe doli në përfundimin se 5 filxhanë kafeje në ditë, madje edhe deri në 25 të tilla, nuk shkaktojnë asnjë dëm për arteriet, krahasuar me ata që konsumojnë një apo asnjë filxhan në ditë.

Studimi i financuar pjesërisht nga Fondacioni britanik për Zemrën (BHF) është prezantuar gjatë një konference të organizatës “British Cardiovascular Society” në Manchester. Ekspertë nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës (QMUL) i ndanë 8.412 personat në tri grupe përgjatë studimit.

Grupi i parë konsumonte më pak se një filxhan kafeje në ditë, grupi i dytë konsumonte 1-3 filxhanë kafeje në ditë, ndërsa i treti më shumë sesa 3. Por, një pjesë e këtij të fundit u konsumuan deri në 25 filxhanë kafeje në ditë. Gjithsesi, mesatarja e konsumit të kafesë në këtë grup ishte 5 filxhanë në ditë.

Studiuesit zbuluan se, edhe ata që pinë deri në 25 filxhanë kafeje në ditë nuk kishin gjasa të pësonin efekte anësore në arterie, krahasuar me ata që pinin më pak se një filxhan në ditë të grupit të parë.

Pjesëmarrësve në këtë testim iu kryen skanime “MRI” të zemrës, si dhe teste të pulsit të rrahjeve të zemrës, ndërsa rezultatet pretendohen të vërteta edhe pas shqyrtimit të faktorëve të tillë si mosha, pesha apo statusi i duhanpirjes.

Article Logic
Execution time: 0.0042080879211426