INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit studimi, zbuloni çfarë do të thotë për ju nëse e shtyni alarmin në mëngjes për “një sy gjumë” më shumë

Habit studimi, zbuloni çfarë do të thotë për ju nëse e shtyni alarmin në mëngjes për “një sy gjumë” më shumë

Publikuar më: 23:56 10-12-2017

Nëse ende po përpiqeni të ngriheni në mëngjes pas alarmit, mos u shqetësoni! Ky studim do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe të “flini” mendjen. Studimi “pse bufat e natës janë më inteligjentë” i publikuar nga Elsevier, thotë se personat të cilët flenë më vonë dhe zgjohen më vonë, janë më inteligjentë se të tjerët. Autorët Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina shprehen se nëse jeni në gjendje të shtypni butonin “snooze” pas alarmit, atëherë jeni më intelektualë.
Duke injoruar rregullin e pashkruar që duhet të zgjohesh sa më shpejt kur të bjerë alarmi, atuorët shprehen se kur shtypni butonin “snooze” ju bën më kreativë dhe të pavarur, shkruan intv.al
Studimi i realizuar në Universitetin e Southampton, i cili mori si shembull situatën socio-ekonomike të 1229 njerëzve në lidhje me modelet e tyre të gjumit, tregoi se ata ata persona që kanë fjetur pas orës 23:00 dhe janë ngritur pas orës 08:00 kanë fituar më shumë para dhe gëzojnë një jetesë më të lumtur.
Përkundër faktit që mendja juaj krijuese, inteligjente mund të lulëzojë gjatë atyre oëve të gjumit në mëngjes, nuk është e këshillueshme shumë gjumë. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, të rriturit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë për të ruajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.
Por mund të qëndroni sërish poshtë batanijëv pa pikë problemi duke e ditur se nuk do të gjykoheni si dembel ose i padisiplinuar kur shijon shtyrjen e alarmit në mëngjes. Hurrah!!!

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645