Pas lindjes, Tuna po mundohet të rifitojë formët e mëparshme trupore.
Kjo edhe pse ndoshta këngëtarja po mendon t'i rikthehet muzikës aty ku e la. Por ndërkohë që bën ushtrime, është dikush që e shoqëron gjithmonë. Ai është vogëlushi Tian i cili është në krahët e mami Tunës edhe kur kjo e fundit bën ushtrime për të pasmet. Një kujtim i bukur për Tian kur të rritet.