INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Xhensila Myrtezaj! Ja si kujdeset këngëtarja për vogëlushen e saj, Ajka

Habit Xhensila Myrtezaj! Ja si kujdeset këngëtarja për vogëlushen e saj, Ajka

Publikuar më: 17:50 13-06-2019

Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze të cilën vendosën ta quajnë Ajka.

Këngëtarja dhe moderatori kanë vendosur imazhin e vajzës së tyre ta mbajnë disi më të fshehtë nga opinioni publik duke mos ja treguar portretin e plotë.

Nga krahu tjetër ata na kanë treguar nëpërmjet rrjeteve sociale, se të dy janë kthyer në prindër të devotshëm.

Këtë e ka vërtetuar më së miri, me një video të publikuar së fundmi në Instastory, ku dikush i ka kërkuar një buzëkuq.

Në përpjekje për të gjetur buzëkuqin, Xhensila nxori nga çanta një bluzë të vajzës, një pelenë, kremrat e Ajkës e shumë gjëra të tjera të vogëlushes që siç duket i zënë pjesën më të madhe të çantës.

Një çantë kjo tipike, për të gjithë nënat shqiptare të cilat marrin çdo gjë që fëmijëve u nevojitet.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949