INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habiten ekspertët e OBSH, gjejnë në spitalet shqiptare pajisje 100-vjeçare

Habiten ekspertët e OBSH, gjejnë në spitalet shqiptare pajisje 100-vjeçare

Publikuar më: 11:18 14-08-2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një inspektimi që ka kryer në klinikat shqiptare publike kanë zbuluar një pajisje mjekësore gati 100 vjeçare.

Ekspertët e OBSH zbuluan se një pajisje me rreze X e vitit 1918, e cila ishte e denjë për muze përdorej akoma në Shqipëri.

Sipas raportit të OBSH-së edhe në vitin 2018 në Shqipëri vihej re një mangësi e theksuar për pajisje mjekësore. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

Gjithashtu gjatë kontrollit u vu re, se pacientët për shërbime të thjeshta laboratorike, duket t’u drejtohen poliklinikave. Edhe mjekët shqiptarë kanë pohuar më parë, se qeveria shpenzon milion euro për koncesione PPP për shërbime dytësore, ndërsa nuk investon tek pajisjet mjekësore.

Vetëm pak kohë më parë, godina e poliklinikës së specializuar të mushkërive u rikonstruktua, por pajisjet mbetën po të njëjtat. Insektorët e OBSH vunë re se gjithashtu, se godinat janë të vjetra, ndërsa ambientet kanë shumë mangësi dhe janë të vegjël.

Article Logic
Execution time: 0.0028600692749023