INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hack-ohet faqja e Policisë së shtetit

Hack-ohet faqja e Policisë së shtetit

Publikuar më: 13:30 08-07-2017

Faqja e institucionit më të sigurtë dhe më të besuar të shqiptarëve ka rënë në duart e hakerave.

Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit tashmë është në duart e “Anonymous Albania”, the igrupi i hakerave që ka marrë përsipër sulmin.

Arsyeja? Ata thonë se policia është e mbushur me korrupsion dhe po i vjedh lëkët popullit.

"Ne jemi Anonymous Albania, website i policis shqiptare eshte hakuar nga ne sepse kemi vure re se policia eshte e mbushur me korrupsion edhe po shfrytezon detyren.Ne po bejme punen qe ju duhet te kishit bere me kohe,duhet te kishit arrestuar deputetet qe kane bere vjedhje dhe gjith ato vrasje por ju e harxhoni kohen duke i vjedhur popullit. Ne do vazhdojm tju shkatrrojm juve ky ishte vetem fillimi.Ne nuk falim e as nuk harrojm. Cdo gje e fshehte do dali ne shesh, sdo ket me te fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetem nje palajmerim,ne qoftese vazhdoni akoma keshtu do ket pasoja te tjera si deme ekonomike etj. Portalet Mediat jane te kontrrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen se shpejti -Anonymous Albania!" , thuhet në deklaratën e hakerave.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549