INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hafizi: Kongresin e PS-së do e kishte lakmi dhe Enver Hoxha

Hafizi: Kongresin e PS-së do e kishte lakmi dhe Enver Hoxha

Publikuar më: 10:38 01-04-2016

Mimoza Hafizi nuk po gjen paqe. Profesoresha e Shkodrës nuk mund të pajtohet më atë që ndodhi në Kongresin e Partisë Socialiste, ndaj në qëndrimet e saj publike vijon akuzat e rënda ndaj partisë. Ajo thotë se votimi për mbajtjen e referendumit nga Kongresi, i solli në mëndje “SHOKUN ENVER”.

“Unë nuk e pranoj se në Kongres ishim pakica prej 3 vetash përkundër 1497 të tjerëve. Këtë rezultat do ta kishte pasur lakmi edhe shoku Enver. Në këtë kongres thjesht nuk u verifikua vota, e cila në demokraci kalon përmes kutisë së fshehtë”.

Në këto kushte ajo ka një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste.

“Jo Referendumit të 9 Prillit! Ky referendum, ky proces pa fushatë e pa kandidat, po tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste, proces që nuk do të mund të zhvillohej pa fushatë e pa kandidat”.

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893