INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haga vendos: 40 vite burg për Radovan Karaxhiç!

Haga vendos: 40 vite burg për Radovan Karaxhiç!

Publikuar më: 16:37 24-03-2016

 

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka marrë marrë vendim të prerë për ish kreun e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç. Ai është dënuar me 40 vite burg. Karaxhi hetohej prej vitesh për akuzën, genocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë në vitin 1992-1993. Gjithësesi trupa gjykuese e Hagës ka rrëzuar vetëm akuzën e genocidit duke thënë se nuk janë gjetur elementë të tillë dhe ka mbetur në fuqi akuzua për krime kundër njerëzimit.

Karaxhiç, qëndroi në arrati për 13 vjet, pasi u akuzua në 1995, gjithashtu u përball edhe me akuza në lidhje me rrethimin 43 mujor të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, ku vdiqën më shumë se 5 mijë civilë.

Ai u arrestua në një autobus në periferi të Beogradit në korrik të vitit 2008, ku kishte jetuar duke u maskuar si një doktor i mjekësisë alternative.

Pas arrestimit, u ekstradua në Holandë për t’u përballur me gjykatësit e Hagës.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615