Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në Venecia.
Bukuroshja e Ronaldos kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.
Mirëpo, vëmendjen e shkëlqimit të saj e mori një detaj i vogël i njërës prej veshjeve në Venecia.
Bukuroshja u shfaq me etiketën e pahequr të rrobave që kishte veshur dhe kjo s’i shpëtoi dot syrit të paparacëve.
Madje, në fotot e saj gjeti “ngushëllim” edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila më herët është fotografuar me etiketën e veshjes dhe fotoja e saj ka bërë xhiron e rrjetit.
“Georgina është një prej nesh. Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë.”- shkruan ajo me humor krahas postimit.