Muajt e fundit moderatorja e njohur Arbana Osmani është vënë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë, pasi na tregoi se shumë shpejt do bëhet nënë për herë të dytë.
Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar, sic është për shembull gjina e bebushin.
Përveç thashethemeve sipas të cilave Arbana pret një djalë, disa netë më përpara ju sollëm një tjetër detaji që i vërtetonte këto fjalë.
Pikërish dhurata që stafi i “Dua të të bëj të lumtur” kishte zgjedhur për autoren e emisionit, rroba bebi ngjurë blu, pra për çuna.
Nga ana tjetër, moderatorja është treguar e rezervuar edhe sa i përket muajit të shtatzënisë në të cilin ndodhet, të cilin na e ka treguar si me stil ditën e sotme.
Eraldo Rexho ka publikuar një foto me Arbanën, duke e pyetur se ku do të shkojnë këtë behar, ndërkohë ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.