Ana Kauri është rikthyer në “Për’puthen” në puntatat e fundit ku produksioni kishte mbledhur disa nga konkurrentët e vjetër.
E pyetur për jetën e saj jashtë programit Ana tha se ka filluar një njohje duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë.
Konkurrentja në rikthimin e saj dukej edhe më e bukur me disa ndryshime në fytyrë dhe duket se ka marr edhe vëmendjen e Arjan Konomit.
Opinionisti publikoi një foto me Anën me mbishkrimin: “Sikur të kishim ca vjet më pak diferencë do të këshilloja më shumë”.
Kjo u mor si flirtim nga ana e ndjekësve, të cilët forcuan më tepër këtë pas publimit tjetër të Anës.
“Përputhja ime” ka shkruar Ana sipër fotos ku shihet krah Arjanit.
Programi ditën e premtë ka përfunduar me sezonin e dytë duke nxjerr pak thuajse fare përputhje e më shumë këngëtarë e fytyra publike.