Sa i madh!
Mund të rritemi, të krijojmë familje dhe të bëjmë fëmijë, por për nënën do jemi gjithmonë fëmijë. Siç duket ky fakt do ta ndjekë gjithë jetën aktorin e mirënjohur të humorit, Bes Kallaku.
Me rastin e festës së 1 qershorit, aktori i humorit Bes Kallaku ka postuar një foto me nënën e tij, kur ai ishte ende një fëmijë dhe i gëzohej qendrimit në krahët e saj.
“Gëzuar 1 qershorin. Një zot e di se kur do të vijë dita që të mos ma urojë mamaja këtë ditë”-ka shkruar Besi bashkangjitur fotos me nënën e tij, për të cilën me siguri ai është ende fëmijë.