Pas një periudhe të gjatë pushimi, Dafina Zeqiri është rikthyer më e “nxehtë” se kurrë me një këngë të re që pritet të kthehet në hit veror. Para pak ditësh këngëtarja kosovare ka publikuar videoklipin e “Fuego” dhe ashtu siç ka titullin kënga, e tillë është paraqitur ajo në klip.
Dafina ka publikuar shumë video dhe foto nga projekti i saj i fundit dhe së fundmi ka postuar një foto ku shfaqet me bikini body të zeza ndërkohë që ka nxjerrë gjuhën jashtë dhe shkruan: “Doket nxehtë se hiq ftohtë sësht”. Nisur nga poza dhe përshkrimi që ka përdorur, Noizy është munduar të flasë në dialektin kosovar dhe e pyet: çka ki oj bi”.
Mesa duket Dafina ka patur shumë ftohtë gjatë këtij momenti të klipit dhe ia ktheu: Peshqirin tim të lutem”.