Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër! Edhe përse lajmin e mbajtën sekret për një kohë të gjatë, ata nuk e fshehën më dhe dalja publike e Elitës në klipin e Gjikos “Distanca” vërtetoi shtatzëninë e saj.
E ndërkohë që moderatorja e njohur shijon pritjen e ëmbël, ne shijojmë fotot e bukura që ajo publikon me barkun e rrumbullakosur. Mbrëmjen e sotme, Elita ka hapur rubrikën e “pyetje-përgjigje” në Instagram dhe i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj të cilët sigurisht që nuk mund të mos e pyesnin për shtatzëninë.
Fillimisht moderatoren e pyetën nëse pret djalë apo vajzë, por ajo nuk e zbuloi të vërtetën dhe tha që do e marrim vesh këto ditë.
Ndërsa pyetjes se cili ishte reagimi i parë kur ka marrë vesh se do bëhet nënë, ajo tha se ka shkuar në farmaci të ndryshme dhe ka blerë edhe 47 teste (shtatzënie) të tjera.
Epo për t’u bindur plotësisht! Urime!