Krahas muzikës, ai ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e jashtme dhe jo rrallë herë e bën këtë. Nëse shikojmë Instagram-in e tij, na duket pak a shumë si një profil i ndonjë modeli të suksesshëm e jo më kot vajzat “çmenden” pas tij. Bëhet fjalë për Alban Ramosaj , i cili në emisionin “Thumb” është pyetur nëse kishte tradhëtuar ndonjëherë.
“Më kanë tradhëtur por unë jo, nuk kam tradhëtuar. ” – ishte përgjigja e Albanit, që shtangu dy moderatoret.
Por i pyetur nëse kjo gjë e ka lënduar, përgjigja i surprizoi të gjithë:
“Jo, nuk u mërzita. Madje shkova dhe piva me miqtë kur e mora vesh” – tregoi Albani.