Së fundmi, në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka qenë i ftuar tenori i njohur Kastriot Tusha, i cili ka hapur emisionin me një performancë. Pasi mbaroi së kënduari, moderatori Edi Manushi shkoi të prezantonte tenorin. Por ai e ka prezantuar Kastriot Tushën si Kastriot Çaushi. Gabimi i Edi Manushit është kapur edhe nga Ilda Bejleri dhe ata e kanë kaluar këtë situatë me humor në studio. Ndërkaq, Kastrioti ka treguar në studio se është shumë i indinjuar, pasi Ardit Gjebrea nuk i bëri ftesë për inagurimin e stadiumit “Air Albania”.