Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi kanë nisur pushimet së bashku, në një nga vendet më të lakmuara në botë, siç janë ishujt Barbados. Çifti i njohur ka ndarë foto nga parajsa tropikale dhe Marina nuk kishte si të mos shkëlqente në atë vend të mrekullueshëm.
Së fundmi Marina ka publikuar një foto e veshur me fustan pink rrjete, me një lule të vendosur në flokë, e ulur në shezlon, por vëmendjen në këtë foto e mori dikush tjetër. Ndjekësit vunë re një pushues mbrapa bukuroshes që nuk ja ndan sytë ndërkohë që është me gruan e tij.
“E paske nda atë me gru, ajo edhe me u myt ky as që e ven re,”– shkruan një komentues.
“Po ai ça ka që shikon?”- shkruan një tjetër komentues.
“Shiko gruan thuaj atij bandillit mbrapa se do të mbytet o i shkret,”- vijon një ndjekëse.