Rudina Magjistari është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare dhe shumë e dashur nga publiku. Prej vitesh tashmë ajo i shoqeron ata pasditeve me emisionin e saj ku ka shumë të ftuar, ndërkohë që ditën e djeshme kishte juristen e njohur Eni Çobanin. Mirëpo ajo bëri një gafë simpatike para pasi në prezantimin e juristes e ngatërron atë me gazetarin e njohur Eni Shehu siç mund ta shihni në videon më poshtë.
Pas këtij lapsusi, ka reaguar vetë gazetari duke treguar se nuk është hera e parë që bëhen ngatërresa të tilla sepse në dokumenta, Eni Çobani figuron me mbiemrin Shehu të bashkëshortit.
‘Në fakt përtej lapsusit, mbase nisur nga subkoshienca Rudina Magjistari ka plotësisht të drejtë. Një herë kur punoja në Klan më kaluan në bankë rrogën e Eni Cobanit sepse në dokumenta zyrtare, juristja Eni mban mbiemrin Shehu (nga bashkëshorti)’ – shkruan Eni Shehu.