Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare me një zë i cili çon peshë çdo publik në koncerte të ndryshe. Por jo rrallë herë Anxhela Peristeri është kritikuar në rrjetet sociale dhe e njëjta gjë ka ndodhur ditën e sotme. Pas publikimit të një fotoje në Instagram një ndjekëse e ka krahasuar këngëtaren me juristen Eni Çobani.
“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë, bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o perëndi”, i ka shkuar ndjekësja, duke mos e pritur përgjigjen e ashpër të Anxhëla Peristerit.
“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”, i ka shkruar Anxhela dhe më pas e fshiu foton.