Loriku është një ndër futbollistët me të nderuar të "Kombëtares Shqiptare", padyshim kontributi i tij në kombëtare do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë nga të gjithë tifozët.
Edhe pse para disa kohësh ai shprehu dëshirën për tu larguar nga skuadra e Kombëtares, sërish ka qenë në qendër të thashethemeve dhe komenteve të ndryshme që shpesh herë janë pasqyruar edhe në mediat online.
E thënë ndryshe ai akoma mbetet një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar.
Shkak për këto komente shpesh herë janë bërë edhe postimet e ndryshme që ai bën në rrjetet sociale.
Së fundmi një postim i tij në rrjetin social Instagram na ka shkrirë gazit! Kujt ja merrte mendja që do ta shikonim me llastiqe flokësh për femra në kokë?!
“Stil i ri flokësh për dajën”, ka shkruar futbollisti, duke lënë të kuptohet se ka qenë një fëmijë që ka eksperimentuar me lookun e tij.