Me siguri se keni vërë re! Më e kujdesshme herën tjetër Luana!
Krenar Çoçaj është mashkulli që ka bërë për vete moderatoren e njohur Luana Vjollca, por ata nuk janë prononcuar asnjëherë nëpër media lidhur me këtë fakt. Mirëpo kjo dihet tashmë, pavarësisht se Luana dëshiron që disa gjëra të ngelen private. Edhe nëse Luana e dëshiron diçka të tillë, janë disa detaje që “e tradhtojnë”.
Mbrëmjen e sotme moderatorja seksi i ka çmendur fansat duke publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi e veshur me një fustan me ngjyra, teksa zbret shkallët e një shtëpie.
Jo të gjithë e kanë vënë re, por prapa Luanës ndodhet një mashkull, fytyra e të cilit nuk ka arritur të dalë në foto. Të gjithë po dyshojnë se këngëtarja ndodhet me Krenarin dhe kjo mund të jetë shtëpia e tij.