Bëj kujdes herën tjetër!
Marina Fara është vazhdimisht e komentuar nga publiku dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për shkak të jetës së saj private dhe fotove provokuese që publikon në “Instagram”. Vitin që shkoi, ajo u përfol shumë me lajmin se është fejuar me një biznesmen, mirëpo fejesa e tyre mori fund shpejt dhe secili vazhdoi jetën e vet. Por pak javë më parë, Marina postoi foto ku tregonte se ishte lidhur me një djalë, të cilit ende nuk i dihet identiteti.
Një tjetër foto me të dashurin e ri, ajo e ka ndarë dhe sot në Instastory. Marina shfaqet e shtrirë në krevat krah tij, teksa përqafohen dhe fytyrën e të dashurit e ka mbuluar me një zemër.
Mirëpo në foto ka diçka që nuk shkon. Të njëjtën foto bukuroshja e ka publikuar edhe para disa ditësh në Instastoryn e saj, por kësaj here vetëm ka ndryshuar figurën e zemrës me të cilën i ka mbuluar fytyrën djaloshit misterioz.