Mami i Ledri Vulës, zonja Xheraldina Vula është një personazh po aq i njohur sa i biri në Kosovë. Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe këtë na e tregojnë fare mirë në rrjetet sociale ku publikojnë shpesh foto e video të ndryshme në shoqërinë e njëri-tjetrit, por së fundmi disa foto të tyre janë kthyer në meme në Instagram.
Në një postim të publikuar së fundmi nga Xheraldina shihet një situatë tipike që na ndodh të gjithëve me nënat tona. Ka raste nuk ne nuk gjejmë diçka në shtëpi, mirëpo nënat kanë aftësinë që ta gjejnë menjëherë duke na lënë të habitur.
E njëjta situatë siç duket i ka ndodhur edhe Xheraldinës, e cila e ka gjetur veten në këtë meme dhe e ka shpërndarë menjëherë në ‘Instagram’, ku gjithë ndjekësit janë shkrirë së qeshuri.