Epo të jesh autori i këngës dhe mos të të njohë Instagrami, nuk është pak.
Reperi me famë botërore, Will.I.Am ka ndarë me ndjekësit e tij një email që ka marrë nga Instagram.
Ai ka postuar në këtë rrjet social një video me këngën e re të grupit “Black Eyed Peas”, pjesë e të cilit ka qenë prej vitesh, por kjo video i është fshirë nga Instagram me pretendimin se nuk kishte të drejta për ta publikuar atë.
“Instagrami më dërgoi një email duke thënë se nuk kam të drejta mbi muzikën time”, ka shkruar ai. Will.I.Am ka postuar disa statuse të njëpasnjëshme në tëitter, përmes së cilave thoshte se këto kompani kanë probleme.