Ka të drejtë apo jo?!
Ai është një nga reperat më të suksesshëm në vendin tonë dhe shpesh herë komentohet për jetën luksoze që bën. E shohim gjatë gjithë kohës me makina të shtrenjta, të cilave tashmë u ka vendosur edhe emra, por shpesh herë na ka treguar edhe tufat me para që fiton në koncertet e tij ose gjetkë.
Por këtë herë “e ka tepruar”. Reperi ka publikua një foto teksa qëndronte në makinën e tij luksoze dhe para kishte vendosur disa tufa të mëdha me pound britanikë. “Është thjesht sa për video”, shkroi ai si mbishkrim dhe nuk mund të mungonte komenti i Ermal Mamaqit.
Çfarë i tha? “Leku të prish”, shprejen tipike që të gjithë ne e kemi thënë të paktën një herë në jetë për dikë që ka bërë shumë lek dhe na është dukur sikur “ka tangërllik”.