Është shumë i ri në moshë, por i mendon gjërat shumë thellë!
Fero është një nga reperët më IN të momentit i cili ka bërë të gjitha mediat e rrjetet sociale të flasin për të. Ai ka lanccuar disa këngë të cilat janë dëgjuar shumë dhe janë pëlqyer nga publiku, por edhe nuk i ka shpëtuar skandaleve. Për jetën private nuk ka folur shumë, por së fundmi në një intervistë për n’GAS’Z, ai tregoi se si do ishte një femër ideale për të. Kushti i parë që Fero donte te një vajzë, ishte të mos kishte Instagram, të mos e njihte njeri. Nuk duhet të ketë të bëjë fare fare me showbizz. Fero nuk dukej, por qenka djal me mentalitet të vjetër dhe shumë xheloz.