Olti Curri është një nga personazhet më të njohur në showbizin shqiptar i cili ka miqësi me shumë Vip-a, por është shumë i drejtpërdrejtë dhe kur diçka nuk i pëlqen e thotë publikisht pa hezitimin më të vogël.
Ai shpesh herë i ngacmon “Vip-at” në rrjetet sociale dhe së fundmi “viktima” e tij ishte Seldi. Ai do të kërcejë përkrah Rashel Kolanecit në këtë edicion të 5-të të Dance Ëith Me dhe e nisën me “këmbën e mbarë” mbrëmjen e kaluar.
Por Seldit i ka ndodhur dickka që na ka ndodhur të gjithëve të paktën një herë në jetë mirëpo ai nuk u tregua i vëmendshëm. Rasheli po bënte një video për fansat e saj të cilët i ftonte ta ndiqnin dhe u tha “përshëndetje” e në këtë në moment Seldi e pyet nëse e ka ndezur videon.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar Olti Currit i cili e ka postuar këtë video në instastory dhe shkroi duke ironizuar me shaka: “Jo jo nuk e ka ndez videon, thjesht kur bën foto i thotë telefonit: Përshëndetje.”
Si dhe i thotë Rashelit: “Rashel Kolabneci të rujt zoti me këtë balerinin që të ka ra”.
kolanc from Vimeointv.al on Vimeo.