Ata janë padyshim një nga çiftet më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar.
Është fjala për këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani.
Vetëm një ditë më parë, Lumani mori pjesë për herë të parë në një event me fustane nusërie. Gjatë një interviste të saj për emisionin ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan, ishte gazetari Eni Shehu ai që zbuloi se këngëtarja e kishte ngatërruar me të fejuarin e saj dhe gjatë sfilatës e kishte puthur disa herë nga larg duke menduar se ishte Lindi.
Venera Lumani: Ishte hera e parë për mua. Unë kam emocione kur këndoj, por nuk kisha përjetuar asnjëherë emocione kaq të forta në skenë.
Eni Shehu: Venera më puthi mua në vend të Lindit…
Venera Lumani: Mendova se ishte Lindi.
Eni Shehu: E kam edhe me video…
Venera Lumani: Unë nuk e kam shikimin shumë të pastër dhe ato puthje që i kam dhënë i kam bërë duke menduar për Lindin.