Ajo është padyshim një prej moderatoreve më simpatike dhe më të dashura për publikun shqiptar. Tashmë Dojna Mema e ka kthyer në traditë të sajën, që me ndjekësit në rrjete sociale herë pas here të zhvillojë rubrikën e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Kurioziteti është i madh te fansat e saj, por një prej tyre e ka ngatërruar me Kiara Titon pasi i ka shkruar: “Të dua shumë Kiara Tito, je më e mira”. Si iu përgjigj Dojna? Me qetësinë që e karakterizon, ia ktheu: “Edhe unë, faleminderit për suportin”
Por këtë përgjigje të Dojnës e ka publikuar edhe Kiara në instastoryn e saj ku etiketoi moderatoren dhe shkroi: “LOT”.
Ka të drejtë, është shumë lot.