E mohuan për disa kohë, por ata janë tashmë një çift i konsoliduar dhe një nga dyshet më të preferuara të publikut. Klea Huta dhe Elgit Doda gjithnjë e më shumë po shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit duke e jetuar dashurinë e tyre tashmë publikisht. Nuk mungojnë postimet dhe dedikimet nga çifti, por Elgiti na bëri të qeshim me një foto të publikuar nga ai në instastory. Sigurisht që nuk po themi që e ka shkruar vetë Elgiti, por realisht është sa për të qeshur aq edhe e dhimbshme. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet një kartë banke dhe një shkrim nga një mashkull për partneren e tij, së cilës i kërkon falje që nuk mund të festojë me të ditëlindjen, por i thotë të harxhojë sa të dojë me shoqet.
Ku qëndron problemi? Te pin-i i kartës. Nuk e dimë se çfarë është ajo gjëja që ka lidhje me matematikën sepse po ta dinim nuk do punonim në gazetari, ama duket shumë e frikshme, saqë të bën që mos ta marrësh fare mundimin për ta shkruar pin-in.
Klea të pëlqeu?