Hailey Bieber dhe Justin Bieber kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë me martesën e tyre dhe tashmë gjithçka në lidhjen e tyre kthehet në lajm. Fillimisht u mendua se Justin dhe Hailey nuk e kishin të gjatë lidhjen e tyre, por ata kanë vërtetuar krejtësisht të kundërtën dhe u martuan.
Në një intervistë të fundit për “Vogue” ata kanë treguar sekretet e marrëdhënies së tyre dhe të gjithë u habitën kur thanë se një nga vendimet më të mira që kanë marrë ka qenë fakti që kanë bërë seks ditën e martesës.
Justin zbulon se ishin bindjet e tij fetare që, përfundimisht e detyruan të hiqte dorë nga ajo gjë e zakonshme, tek e cila 20-vjeçarët janë të interesuar kur lidhen. Këngëtari thotë se, kishte një problem të njohur me seksin dhe kur nisi marrëdhënien e tij me Hailey-n në qershor të 2018-s, kishte prej rreth 1 vit që nuk kryente marrëdhënie seksuale.
“Zoti nuk na kërkon që të mos bëjmë seks për të, sepse ai kërkon rregulla. Por sepse ai po përpiqet t’ju mbrojë nga lëndimet dhe dhimbjet. Unë mendoj se seksi mund të shkaktojë shumë dhimbje. Nganjëherë njerëzit kryejnë marrëdhënie seksuale, sepse nuk ndihen mirë. Sepse u mungon vetëvlerësimi. Femrat dhe meshkujt e bëjnë këtë. Ia dedikova veten Zotit, sepse gjendja ime shpirtërore ishte më e mirë. Dhe unë besoj se Zoti më bekoi me Hailey-n. Shpërblehesh për sjelljet e mira”.
Pra, po, dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale ishte arsyeja pse ata iu drejtuan gjykatës vetëm pas tre muaj lidhjeje. Por jo e vetmja arsye! “Kur e pashë qershorin e kaluar, kisha harruar sesa shumë e kam dashur dhe sa më kishte munguar dhe sa ndikim pozitiv kishte në jetën time. E kuptova që kjo ishte ajo që po kërkoja”, tha Justin.