Para pak javësh Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ndonëse nuk dhanë detaje të dasmës, çifti organizuan një ceremoni luksoze në Como të Italisë. Në mesin e familjarëve dhe disa nga miqve, dasma ishte tejet e mahnitshme edhe pse në rrjete sociale ishin më të rezervuar sa i përket imazheve, por së fundmi kemi mësuar shumë detaje pasi motrat Hoxha kanë publikuar shumë foto e video në rrjetet sociale.
Përpos fotove të çiftit, ajo që tërhoqi vëmendjen tonë ishte ftesa e dasmës, mjaft e veçantë, të cilës Sara thotë se i ka kushtuar shumë vëmendje për të dalë diçka speciale.
Ftesa është e pikturuar me ngjyra mjaft të gjalla të luleve dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e Sarës.
Por njëra prej tyre i ka tërhequr vëmendjen asaj për një detaj që ka harruar ta fshehë. Bëhet fjalë për numrin e telefonit dhe adresën që ndodhet poshtë ftesës dhe që Sara e ka bërë publike.