Kejvina Kthjella është një prej vajzave më të komentuara në showbizin shqiptar. Modelja bukuroshe "vodhi" zemrat e shumë fansave që me daljen e parë në publik si velinë në emisionin "Xing me Ermalin".
Së fundmi, Kejvina ka udhëtuar drejt Italisë për pushime dhe për të ndjekur nga afër koncertin e këngëtarit me famë botërore Maluma. Ajo ka postuar një foto teksa shfaqet krah këngëtarit ku përkrah shkruan se tashmë mund të vdesë e qetë.
"Tani mund të vdes... Lamtumirë botë!", shkruan Kejvina.
Këtë koncert, Kejvina e ka shijuar krah menaxherit Xhani Demika dhe mikeshës së saj Taynës, të cilët janë fansa të Malumës. Por një fans ka bërë një koment epik në foton e Kejvinës ku shkroi me shaka: “E paske hyp n’stol at skuthin me u duk më i gjat se ti më duket”.
Kejvina qeshi nga ky koment dhe nuk hezitoi t’i kthejë përgjigje pasi i tha: “S’di kush ju ka thën që është i shkurtër”.