Ndodh edhe kështu, shokë në ekip, por rivalë në dashuri! Dy futbollistët e Romës, Salvatore Pezzella dhe Mirko Antonuçi po përfliten shumë në mediat italiane për një ngjarje të pazakontë që u ka ndodhur.
Salvatore dhe Mirko kanë qenë me pushime me të dashurën e tyre dhe çudia është se se vajza në fjalë është e njëjtë për të dy lojtarët.
Ajo quhet Aurora Fantaçi dhe fillimisht ishe duke u relaksuar me Salvatoren, ndërsa më pas me Mirko Antonuçin. Aurora fillimisht ishte e dashura e Antonuçit, por ajo e kishte lënë sulmuesin dhe kishte shkuar në pushime me Pezzellën.
Më pas bukuroshja vendosi të kthehej me Antonuçin. A thua ta ketë ndarë mendjen njëherë e mirë?