INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn dhe Mogherini flasin për marrëveshjen PS – PD, implementoheni!

Hahn dhe Mogherini flasin për marrëveshjen PS – PD, implementoheni!

Publikuar më: 12:50 19-05-2017

Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesja Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për Zgjerimin,  Johannes Hahn, kanë përgëzuar partitë politike shqiptare për marrëveshjen e arritur, që do të bëjë të mundur dhe mbajtjen e zgjedhjeve në datën 25 qershor.

Në deklaratë shkruhet: “Përgëzojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, që do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve në 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Udhëheqësit politikë u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike. Ky ishte një hap i parë thelbësor. Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet për të përgatitur zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Duke qenë se vota në Parlament për ngritjen e organeve të vetting-ut është pjesë e marrëveshjes, ne përsërisim rëndësinë e një implementimi solid dhe të besueshëm të procesit të vetting-ut, që është kyç për progresin drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0023660659790039