INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn flet për pranimin e vendeve të Ballkanit në BE, por ‘harron’ Shqipërinë

Hahn flet për pranimin e vendeve të Ballkanit në BE, por ‘harron’ Shqipërinë

Publikuar më: 13:30 21-12-2018

Komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn deklaron se viti 2025 është një objektiv ambicioz, por jo realist për anëtarësimin në BE për vendet e para të Ballkanit Perëndimor. Por nga ana tjetër Hahn pohon se viti 2030 thjesht do të ishte shumë larg për vendet kandidate për t'i motivuar ata për të intensifikuar përpjekjet e tyre. Hahn foli për zgjerimin e BE në një intervistë me Handelsblatt të Gjermanisë duke shtuar se nuk donte të fliste për data konkrete për të mos rrezikuar kredibilitetin e BE. Por ndërsa komentoi zhvillimet dhe hapat e hedhura nga vendet e tjera të Ballkanit, komisioneri Hahn nuk e përmendi Shqipërinë edhe pse ne jemi vend kandidat për tu anëtarsuar në BE.
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka "shanse të mira" për të kapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
"Sa i përket kushteve të pranimit, Serbia dhe Mali i Zi aktualisht janë në shkallën më të lartë në kuptimin e numrit të kapitujve. Por Maqedonia gjithashtu ka shanse të mira për të kapur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, "
Por komisioneri pohoi se problem për disa vende të Ballkanit janë konfiktet. Ai tha se pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës është duke u zhdukur për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare. Por Hahn tha se ishte i bindur se mes dy vendeve do të ketë zhvillime pozitive në fund.
“Ose ne eksportojmë stabilitet ose importojmë paqëndrueshmëri. Ballkani është ende i brishtë. Integrimi në BE është e vetmja mënyrë për të qetësuar në mënyrë të qëndrueshme rajonin. Një gjë është e qartë: duhet të ketë një ndryshim të qëndrueshëm në sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit në Ballkan. Po kur vendet tona kandidate dorëzohen, ne gjithashtu duhet të dorëzohemi!"-tha komisioneri.

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592