INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn kundër korrigjimit të kufijve. Thaçi skeptik për marrëveshjen me Serbinë

Hahn kundër korrigjimit të kufijve. Thaçi skeptik për marrëveshjen me Serbinë

Publikuar më: 13:26 22-10-2018

Komisioneri i BE Johannes Hahn thotë se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë specifike dhe e përshtatur, por ajo nuk duhet të krijojë precedent në Ballkan. I pyetur nga një medie në Beograd nëse pret që të ketë një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës", "për një ndryshim të mundshëm të kufijve" Hahn tha se BE nuk "spekulon mbi elementët e mundshëm të një marrëveshje përfundimtare të detyrueshme ligjore". Ai theksoi megjithatë se BE "mbështet plotësisht dialogun midis dy vendeve dhe se një marrëveshje përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme, dhe realiste në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së". Një zgjidhje lidhur me Kosovën nuk është parakushti i vetëm në rrugën e Serbisë për në BE, thotë komisioneri i BE për negociatat e zgjerimit Johannes Hahn. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë mbetet thelbi i procesit të zgjerimit. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi deklaroi se në takimet e radhës në Bruksel, do ti të shtrojë palës serbe edhe çështjen e “korrigjimit të kufirit”. Sipas Thaçit komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duhet të përfshihen në Kosovë”. Për presidentin e Kosovës dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjellë njohje reciproke. Ai shtoi se ishte skeptik për arritjen e një marrëveshje pasi mundësitë sipas tij janë shumë të vogla. Ai u bëri thirrje subjekteve politike në Kosovë që të bashkëpunojnë, të krijojnë konsensusin për bisedime dhe të shmangin mundësinë që Kosova të fajësohet për bojkotim të procesit.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004