INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Miratoni reformën, vendosni përpara interesin kombëtar se sa atë personal

Hahn: Miratoni reformën, vendosni përpara interesin kombëtar se sa atë personal

Publikuar më: 09:25 02-06-2016

Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, është i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij drejtuar klasës politike shqiptare. Vendosni intersin kombëtar në plan të parë dhe jo atë politik, thotë Komisioneri për Zgjerim në një deklaratë publike.
“Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht. Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”.
Reforma e drejtësisë është elemeti kyç për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, thotë më tej Komisioneri për Zgjerim Hahn.

“Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian”.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988