INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Referendumi për emrin, Zaev ngre alarmin: Rrezikohet ndërhyrja ruse në Maqedoni

Referendumi për emrin, Zaev ngre alarmin: Rrezikohet ndërhyrja ruse në Maqedoni

Publikuar më: 14:36 17-07-2018

Maqedonia duket se është e rrezikuar nga ndërhyrja ruse ndërsa vendi është duke hyrë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. E teksa emri “Maqedonia e Veriut” u pranua nga SHBA dhe BE, duket se referendumi që do të mbahet për të marrë verdiktin e popullit, po tentohet të manipulohet nga biznesmenë grekë prorus. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet, kryeministri Zaev në një intervistë për median ameikane,BuzzFeed News.

"Biznesmenë grekë pro-rusë po shpenzojnë para për të inkurajuar dhunë në Maqedoni përpara referendumit që do të mbahet në vjeshtë për emrin e vendit dhe për të penguar Maqedoninë që të bashkohet me NATO-n", shkruan BuzzFeed News.

Dhe të njëjtën gjë e ka lënë të kuptohet edhe sot gjatë konferencës së përbashkët me komisionarin për Zgjerimin, Johanes Hahn. Ai nënvizoi se qëllimi i Maqedonisë është që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. Duke u ndalua tek procesi i negociatave me BE kreu i qeverisë, u shpreh se është koha që vendi të përgatitet për bisedimet me Bashkimin Evropian dhe procesi i verifikimit, i njohur si "screening" do të jetë prioritet i qeverisë.

“Ne jemi vend i vogël, me miq do të jemi edhe më mirë, atë e dëshmuam me fqinjët dhe këtë do ta bëjmë me gjithë vendet në botë. Për këtë shkak sot është një moment i rëndësishëm historik, fillojmë procesin skrining. Maqedonia këtë e pret që nga viti 2005. Maqedonia ka arsye të festojë, pasi do të fillojë bisedimet me NATO-n dhe BE-në.”

Dyert e BE-së janë të hapura, varet nga ju , nëse do ta shfrytëzoni ose jo, u shpreh eurokomisionari Johannes Hahn gjatë konferencës në Shkup. Ai theksoi se tanimë i mbetet qytetarëve qe të vendosin për të ardhmen duke u bere thirrje maqedonasve të marrin pjesë në referendumin e vjeshtës ku pritet të vendoset edhe emri i vendit.

“Populli i këtij vendi ka treguar durim dhe tani jeni shembull për gjithë rajonin. Tani ju mbetet juve, qytetarëve që të vendosni për të ardhmen tuaj. Dera e BE-së është e hapur, ju mbetet ta shfrytëzoni këtë mundësi duke marrë pjesë në referendum, sidomos të rinjtë. Bëhet fjalë për vendin tuaj dhe të ardhmen tuaj.. Sot jam këtu që të fillojmë zyrtarisht procesin e përgatitjes për bisedimet me BE-në."

Article Logic
Execution time: 0.0040850639343262