INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn për negociatat. Shqipëria plotësoi kushtet, të mbajmë premtimin!

Hahn për negociatat. Shqipëria plotësoi kushtet, të mbajmë premtimin!

Publikuar më: 15:46 14-06-2018
Komisioneri i BE-së Johanes Hahn shpreh bindjen për  zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit dhe thotë se do të çelet drita jeshile për negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në një pjesë të intervistës të publikuar nga kryeministri Edi Rama, Hahn thekson se shpreson që Franca dhe Holanda ta shohin gotën gjysmë plot.
‘’Për momentin ka një trazirë në rajon. Shkaku ishte strategjia jonë e zgjerimit, e cila hap një perspektivë për të gjitha shtetet. Në Kosovë, ka pasur ratifikimin e papranueshëm të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ka gjithashtu negociata të hapura midis Greqisë dhe Shqipërisë. Procesi i shqyrtimit gjyqësor në Shqipëri është në lëvizje të plotë. Reforma gjyqësore është një prioritet në Shqipëri. Nga këndvështrimi ynë, Shqipëria ka përmbushur kërkesat për të filluar procesin e shqyrtimit. Bazuar në këtë, ju mund të bëni një analizë për të parë kriteret për hapjen e kapitujve. Jam i bindur se Shqipëria, pas vendimit maqedonas, mund të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia për reforma është më e fortë gjatë negociatave dhe unë jam i bindur se Franca dhe Holanda do të shohin gjithashtu gotën gjysmë plot” ka thënë Hahn.
 
Article Logic
Execution time: 0.0026791095733643