INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn reagon për pronat e minoritetit grek: Po monitorojmë nga afër situatën, ne ofrojmë...

Hahn reagon për pronat e minoritetit grek: Po monitorojmë nga afër situatën, ne ofrojmë...

Publikuar më: 12:54 05-02-2019

Në Bruksel është diskutuar çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri. Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos kërkoi disa përgjigje, për atë që ai e cilëson si “vjedhjen e tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare”.

Sipas eurodeputetit grek kjo është një shkelje e rëndë dhe e cila bie ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe po përgatiten për ta çuar në Gjykatën europiane të Strasburgut.

Përgjigje mori nga komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn i cili tha se: “Komisioni Evropian i jep rëndësi të madhe të drejtës së pronësisë dhe të sundimit të ligjit për të zgjidhur konfliktet pronësore në të gjithë Shqipërinë”.

“Në raportin e tij vjetor për Shqipërinë, të publikuar më 17 prill të 2018, Komisioni ka deklaruar se vendi nuk ka bërë ende progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për regjistrimin, shpronësimin dhe kompensimin e pronave”, deklaroi Hahn.

“Komisioni është i vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në Shqipëri mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë dhe jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë”, theksoi më tej komisioneri Hahn.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885