INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Shqipëria befasoi me progresin në reformat

Hahn: Shqipëria befasoi me progresin në reformat

Publikuar më: 15:16 30-07-2018

Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn është i kënaqur me strategjinë e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka nxitur një dinamikë të re në rajon. Gjatë një interviste për “Euroaktiv”, Hahn thekson se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, megjithatë, lutet për realizimin e reformave.
“Shqipëria e cila ka dalë nga hija e së shkuarës, i ka lënë vëzhguesit të befasuar këndshëm. Vendi ka bërë përparim të mirë në zbatimin e prioriteteve të reformës, veçanërisht kur është fjala për reformën shumë ambicioze të gjyqësorit. Qeveria ka demonstruar gjithashtu unitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa tani bëhet fjalë për të dënuar për organizatorët. Shqipëria, ashtu si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, po punon për zgjidhjen e çështjeve të hapura kufitare dhe në përgjithësi kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore. Për shkak të përparimit të konsiderueshëm të bërë nga të dy vendet, Komisioni Evropian ka rekomanduar që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë dhe Maqedoninë.” –shprehet komisionari.
Gazetari :Kishte skepticizëm në disa shtete anëtare në përgjigje të rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Si do ti bindni vende si Franca apo Holanda se zgjerimi është i rëndësishëm për BE?
“Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga shtetet anëtare të BE dhe i përket Evropës gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Është në interesin më të mirë të BE-së që të sigurojë stabilitet dhe prosperitet në lagjen e tij të afërt. Parimi im për zgjerim është eksportimi i stabilitet në vend të importimit të paqëndrueshmërisë. Në këtë kuptim, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është një investim në sigurinë dhe stabilitetin e bashkimit. Të mos harrojmë aspektin gjeo-strategjik: nuk do të ishte e mençur dhe pothuajse neglizhente të linim prapa një vakum që aktorët e tjerë ndërkombëtarë, vlerat e të cilave nuk pajtohen me tonat, e përdorin”-deklaron Hahn.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945