INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Shqipëria, probleme me të drejtën e pronës. Po ju vëzhgojmë

Hahn: Shqipëria, probleme me të drejtën e pronës. Po ju vëzhgojmë

Publikuar më: 16:26 19-04-2019

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për të drejtat e pronës në Shqipëri ka dobësi ligjore dhe teknike. Ai shprehet se BE po i monitoron atë.

Cili është opinioni juaj për situatën në Shqipëri lidhur me të drejtën e pronës?

Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre. Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin.

Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga Qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente në këtë drejtim. Duke pasur parasysh rëndësinë e temës në vend, është vendimtare që çdo masë e mëtejshme të jetë pjesë e një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës dhe të përshtatet në një plan të strukturuar reformash.

Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standaret ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521