Hailey Baldwin dhe Justin Bieber i dhanë fund beqarisë në një ceremoni private në muajin shtator.
Pas martesës Hailey është rikthyer sërish në pasarelë. Modelja 22-vjeçare sfilon për firmën ‘Versace’, përkrah emrave të tjerë shumë të njohur si: Gigi Hadid, Irina Shayk, Kaia Gerber.
Përpara martesës së saj me Justin Bieber, Hailey tregoi se ka filluar të jetë shumë selektive me sfilitat në të cilat do të marrë pjesë, sepse dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen dhe partnerin e saj.
Madje ajo është shprehur se do të ketë edhe fëmijë dhe po pret me padurim momentin që do të bëhet nënë.