Muaji i modës tashmë është këtu! Ajo erdhi shpejt dhe furishëm dhe disa nga modelet më të mira janë nderuar me çmime tek ngjarja e vitit ‘Daily Front Row Awards’, ku prezantuesja e këtij eventi ishte Nicki Minaj. Modelet kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre teksa parakaluan tek tapeti i kuq.
Modelja dhe e fejuara e Justin Bieber, Hailey Baldwin fitoi çmimin ‘Fashion Media Personality’, Winnie Harlow fitoi ‘Breakthrough Model’, ndërsa modelja Ashley Graham fitoi ‘Fashion Force’.
Përpos çmimeve , ajo çfarë bëri zhurmë në këtë event ishte edhe veshja e personazheve. Nicki Minaj tërhoqi vëmendej të madhe me veshjen e saj, ndërkohë edhe Hailey Baldwin e cila u shfaq me një look krejtësisht ndryshe.
IN LIFE ka renditur veshjet më të bukua nga eventi ‘Daily Front Row Awards’
Priyanka Chopra
Irina Shayk
Winnie Harlow
Gigi Hadid
Nicki Minaj
Ashley Graham
Hailey Baldwin
Taylor Hill
Paris Jackson